NJOHJE RRETH PROCESIT  

Qellimi i subjektit tone privat eshte te ngreme struktura ne menyre qe te ndihmojme sadopak ne permiresimin e ambientit ku jetojme, me principe sa me te forta ekonomike.

Firma Medi-Tel ka importuar dhe instaluar nje sistem komplet te automatizuar dhe te mbyllur  per te sterilizimin dhe grirjen e mbetjeve  spitalore, duke e zvogeluar vellimin e tyre me ane te shperberjes mekanike dhe duke I bere ato te pademshme per ambjentin me ane te sterilizimit ne autoklave. Patenta e firmes Ecodas ne France, kombinon procesin e bluarjes, avull I injektuar direkt dhe me nje presion shume te larte per te arrire nje sterilizim komplet me ane te avullit te ngrohur te materialeve te infektuara. Mbetja finale e trajtuar eshte e pademshme dhe e sigurte per tu administruar  si mbetje urbane. Lenda e pare qe ky impiant perdor eshte uji, ne formen e avullit dhe energjia elektrike, pra e pademshme per ambientin.





Pse Technologjitë Mos-diegie ?  

PLANI I FURRAVE DJEGËSE PROVOKON PAKËNAQËSI” nuk është titull, që dëshirojnë të shikojnë manaxherët e ndonjë sistemi mjekësor, por kjo është pikërisht ajo që ndodhi në një spital te Amerikes në 1995. Pasi shpenzoi 14 milion $ në një strukturë moderne, spitali u përball me kundërshtime të forta. Reagimi ndaj strukturës së re ishte si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimit publik ndaj problemeve të mjedisit e të tjerave të lidhura me furrat e djegies së mbeturinave mjekësore.

Vendim-marrësit u përballën me zgjedhjen ndërmjet përmirësimit ose mbajtjes së furrës djegëse të  mbeturinave mjekësore në gjendjen ekzistuese dhe instalimit të një të reje ose kontraktimi me transportues, që mund të dërgonin mbeturinat në një furrë më të madhe djegëse në mjedise të jashtme, do të konsiderohej si më poshtë vijon: 

 

 

MINIMIZIMI I MBETURINAVE ËSHTË HAP KYÇ

Minimizimi i mbeturinave është reduktimi në masën më të madhe të mundur të mbeturinës, që është destinuar për trajtim përfundimtar, me anë të ripërdorimit, riciklimit, dhe programeve të tjera. Përfitimet potenciale nga minimizimi i mbeturinave janë: mbrojtja e mjedisit, rritja e sigurisë profesionale dhe shëndetësore, përgjegjësi më të pakta, pajtueshmëri rregullative dhe përmirësimi i marrëdhënieve në komunitet. Me qëllimin për të pakësuar preferencat, në trajtesën e mëposhtme përshkruhen sipas një hierarkie të rekomanduar teknikat e minimizimit të plehrave:







VIDEO